Ilir Avdyli edhe zyrtarisht është portieri më i ri i Shkëndijës. Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, gardiani kosovar ka hedhur firmën e tij në marrëveshjen me “kuqezinjtë”, ku vjen për të rritur konkurencën mes shtyllave.
Ai është shprehur i kënaqur që bëhet pjesë e Shkëndijës, duke premtuar se do të japë më të mirën në shërbim të klubit.
“Së pari kisha falemenderuar stafin teknik që pati besim dhe më ofroi te njëri prej klubet më të mëdha shqiptar. Unë premtoj maksimumin. Shkëndija është ekip mjaft i fortë dhe do të jap më të mirën për arritjen e objektivave të kësaj sezone“, – u shpreh Avdyli pas prezantimit si portier i ri i Shkëndijës.
27 vjeçari vjen nga rradhët e Llapit të Kosovës, në të kaluarën ka qenë pjesë e Ferizajit, Drenicës dhe KEK-ut në Kosovë, ndërsa një sezon ka qenë pjesë e Tiranës në Shqipëri.