Talenti i Rabotniçkit dhe njëkohësisht edhe reprezentues i përfaqësueses së Maqedonisë, Elif Elmas, është shumë afër transferimit në La Liga, më saktësisht te skuadra e Las Palmasit.
Skautët e kësaj skuadre e kanë ndjekur futbollistin e talentuar nga Shkupi në paraqitjet e tij me fanellën e përfaqësueses U21 në Kampionatin Evropian të Polonisë për të rinjë.
Las Palmas kanë shfaqur interesim serioz për shërbimet e Elmazit dhe mendojnë që këtë verë ta transferojnë shkupjanën në radhët e veta.
Për futbollistin e Rabotniçkit janë të interesuar edhe shumë skuadra tjera, ndërsa në mesin e tyre janë edhe gjigantët turq të Gallatasarajit.