Skuadra e Atalantës është tërhequr nga gara për të fituar shërbimet e reprezentuesit të Maqedonisë, Ezgjan Alioski. Arsyet që çuan skuadrën italiane deri të tërheqja e tyre ishte konkurenca e madhe nga klubet e ndryshme që janë të fokusuar te Alioski.
Skuadra nga Bergamo e Italisë ka informuar se nuk do të tentojnë që të transferojnë futbollistin e Luganos për shkak financave, ndërsa nga tjetra anë Lid Junajtedi shihet shumë afër Alioskit.
Drejtuesit e Lids Junajtedit i kanë kryer bisedimet me Luganon për ta transferuar Alioskin në radhët veta.
Shqiptari nga Maqedonia e mbylli sezonin si futbollisti më i mirë i Luganos, ndërsa ishte i përfshirë edhe në ekipin ideal të vitit në Zvicër.