Zyrtare, Renova ndahet me Eglant Haxho

Portieri shqiptarë, Eglant Haxho edhe përfundimisht është ndarë me Renovën. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi edhe vetë portieri tiranas, i cili na i tha edhe arsyet e ndarjes me skuadrën nga Xhepçishti.

“Jo nuk do bashkëpunojë me Renovën për sezonin e ri. Edhe pse ishte gati rinovimi i kontratës, planet u prishën me ardhjen e trajnerit të ri” – tha enkas për “infOSport.mk”, Eglant Haxho, në adresë të të cilit kanë arritur disa oferta interesante.

KOSTOV NUK LLOGARIT NË SHËRBIMET E PORTIERIT HAXHO!

“Oferta kam por po i shqyrtoj sepse me shumë mundësi do të nënshkruaj jasht Shqipërisë” – u shpreh Haxho.

Në adresë të gardianit shqiptarë kanë arritur oferta nga Kosova dhe Superliga shqiptare, ndërsa gjithashtu për shërbimet e tij interesohet edhe një skuadër qipriote.

Leave a Reply