Trajneri i Trepçës ’89, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me fazën përgatitore të ekipit në Maribor të Sllovenisë, e sidomos me lojërat në ndeshjet miqësore.
Trajneri shkupjan beson se skuadra e tij ka forcë dhe kualitet për të kaluar pa problem ekipin kampion të Ishujve Faroe.
Gjatë stervitjes së fundit, atmosfera ishte fenomenale në taborin e skuadrës mitrovicase, ku të gjithë futbollistët shprehen optimist për një fitore ndaj skuadrës së Vikingur dhe kalimit në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve Evropian.