
Shkëndija me 29 qershor do të luaj ndaj Daçias në kuadër të ciklit të parë eliminator në Liga Evropa. Kur jemi te vlera e të dyja skuadrave, sipas portalit të specializuar për këtë çështje, Shkëndija ka vlerë më të madhe se Daçia e Moldavisë.
Në total “Kuqezinjët” kushtojnë 7.500.000 euro, ndërsa kundërshtarët nga Moldavia 6.500.000.
Shkëndija e Tetovës verën e kaluar arriti deri në fazën e plej of-it në Liga Evropa, ndërsa drejtuesit “kuqezi” kanë bërë vetëm disa ndryshime në formacionin startues nga ai që kishin para një viti.
Skuadra nga Tetova ndeshjen e parë ndaj Daçias do ta luaj si nikoqir në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.