Mohamed Salah u prezantua te Liverpuli, ndërsa u prit në mënyrë madhështore nga tifozët e klubit nga “Enfild Rud”.
Pas prezantimit të tij, Salah ndau kohë për të bërë disa fotografi me grupin e tifozëve, duke firmosur edhe autografe përgjatë rrugës.
Mediat në Angli dhe ato në Itali lëvizjen e futbollistit egjiptian e vlerësojnë si hap të matur, ku do të ketë rastin të tregojë vetën, duke i ndihmuar klubit të tijë që sezonin e ardhshëm të jenë në garë për titullin e kampionit në Premier Ligën angleze.
Salah gjithashtu pëlqehet edhe nga trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, me këtë të fundit që pret shumë nga ai në sezonin në vijim.