Paris Sen Zhermeni është lëshuar në aksion të merkatos verore, ndërsa ëndërr e tyre mbetet futbollisti i Real Madridit, Gereth Bejll. PSZH kërkonte francezin Kylian Mbapen e Monakos, mirëpo ky i fundit me shumë gjasa do të kalojë në radhët e ekipit të Zinedin Zidanit, ndërsa në këtë situatë Bejll do të jetë më i lirë, ku mund të transferohej te parizienët.
Bejll nuk kishte një sezon mjaft të mirë te Reali, duke u ndikuar edhe nga lëndimët që e ndjekën gjatë një sezoni të tërë dhe pikërisht për këtë arsye Florentino Perez munda ta lirojë uellsianin nga “Los Blankosit”.
Kujtojmë që Reali kishte paguar Totenhemit plot 101 milioonë euro për ta transferuar Bejllin te Reali në verën e vitit 2013.