Milani bënë edhe goditjen e rradhës

Milani vazhdon të punoj me mjaft përkushtim në merkaton e kësaj vere, teksa ka arritur që të transferojë edhe përforcimin e 5-të. Fjala është për Andrea Kontin e Atalantas, i cili mund të konsiderohet si një futbollist i ri i Milanit për sezonin e ri.

Palët kanë arritur akordin përfundimtar mes tyre dhe tani kanë mbetur për t’u diskutuar vetëm edhe disa detaje të vogla që edhe përfundimisht, Konti të prezantohet me fanellën “kuq e zi”.

Për shërbimet e 23-vjeçarit Milani do ti paguajë Atalantas 22 milionë euro dhe 2 milionë të tjera bonuse.

Mirëpo kjo nuk është e tëra nga ana e drejtuesve të Milanit, pasi në listën e tyre janë edhe dy qëndërmbrojtës të tjerë. “Rossonerët” po monitorojnë nga afër situatën e ish – kapitenit të Fiorentinës, Gonzalo, si edhe ish-mbrojtësit të Romës, Simon Kjaer, i cili aktualisht mbron ngjyrat e gjigandëve turq të Fenerbahçes.

 

Leave a Reply