Përfaqësuesja e Meksikës është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave, duke eliminuar kështu Rusinë nga ky kompeteicion, pasi e mposhtën me rezultat 2:1.
Golat për fitoren e Meksikës i realizuan Araujo në minutën e 30-të dhe Lozano në të 50-tën, ndërsa golin e vetëm për Rusinë e shënoi Samedov në minutën e 25-të.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në të njejtin termin, Portugalia pa problem fitoi Zelandën e Re me shifrat 4:0 dhe si të parët në grupin ‘A’ kalojnë në gjysmëfinae.
Golat për portugezët në këtë takim i shënuan, Ronaldo, Nani dhe dy herë Silva.
Dyshet gjysmëfinaliste do të bëhen të ditura, pasi të zhvillohen edhe ndeshjet e grupit Ba, ku Gjermania dhe Kili janë shumë afër gjysmëfinales.