Lacio po përgaditet të rikthejë Fabio Borinin në “Serie A”. Borini aktualisht është pjesë e Sanderlendit, ndërsa para se të transferohej në Angli, ai ishte pjesë e Romës, rivalit lokal të “lacialëve”.
Për shërbimet e 26-vjeçarit Borini, gjithashtu interesohet edhe Milani.
Lacio për shërbimet e italianit, Sanderlendit i ka ofruar 1 milion sterlina për një huazim një vjeçar, që në fund të vitit të blej kartonin e tij në vlerën e 4 milion sterlinave.
Sanderlendi preferon ta shesë Borinin, mirëpo nëse nuk arrijnë oferta tjera në adresë të tyre, ata mund të pranojnë edhe formulën e propozuar nga ana e skuadrës së Lacios.
Sezonin e fundit, Borini me fanellën e Sanderlendit zhvilloi 26 ndeshje, duke regjistruar edhe dy gola.