Skuadra e Interit është e vendosur që të përforcojë skuadrën me futbollistë nga rradhët e Barcelonës. Mediat italiane raportojnë se “zikaltërit” kanë nisur negociatat me “katalunasit” për dyshen anësore, Lukas Dinje – Aleks Vidal.
Të dy futbollistët duket se janë të gatshëm të largohen gjatë kësaj verë nga “Kamp Nou”, duke pasur parasysh hapësirën e vogël që po gjejnë tek gjiganti spanjoll.
Francezi 23-vjeçar, Dinje, te Barcelona erdhi verën e vitit të kaluar nga rradhët e PSZH, mirëpo nuk arriti të bind trajnerin Luis Enrike. Ai luajti në vetëm 17 ndeshje kampionale, ndërsa sa i përket Vidal, ai një kohë të gjatë ishte jashtë fushave të futbollit për shkak të një lëndimi më të rëndë që kishte marrë gjatë një ndeshjeve kampionale.
Ky i fundit ka kontratë deri në vitin 2020, dhe duke pasur parasysh se mbulon anën e djathtë të repartit mbrojtës, ku Barcelona ka mungesë futbollistësh, është e vështirë të mendohet se drejtuesit “katalunas” do e lejonin që të transferohej në Itali te Interi.