FSHF nderon De Biazin, ceremoni madhështore për italianin

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të nderojë strategun italian, Xhani De Biazi, i cili ditë më parë dha dorëheqje nga posti i trajnerit te Kombëtarja Shqiptare.

Drejtuesit e FSHF-së do të organizojnë një ceremoni madhështore për t’i dhënë lamtumirën trajnerit më të suksesshmë të Kombëtares Shqiptare në futboll.

Është ky një gjest i bukur nga ana e drejtuesve të FSHF-së, bazuar në sukseset që ka arritur De Biazi në krye të “kuqezinjëve”, kur edhe dërgoi “shqiponjat” në Evropianin e vitit 2016-të në Francë.

Në vazhdim ju sjellim edhe postimin e plotë nga ana e FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit organizon sot në hotel Plaza në orë 19:00 ceremoninë për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit kombëtar, Gianni De Biasi . Do të jenë të ftuar personalitete nga fusha te ndryshme, ku trajneri do të dekorohet, duke marrë vlerësimet e duhura.

#FSHF mendoi për mbylljen, duke organizuar këtë ceremoni me De Biasin, ku bëri një rrugëtim të gjatë prej 5 vitesh e gjysëm dhe arritjen e objektivit madhor, pjesëmarrjen historike në Kampionatin Europian #France2016.

                             

Leave a Reply