Supergoli i Enis Bardhit ndaj Portugalisë (VIDEO)

Enis Bardhi ka shënuar edhe golin e dytë për përfaqësuesen e Maqedonisë U21 në Kampionatin Evropian të Polonisë për të rinjë. Bardhi shënoi ndaj Portugalisë në minutën 40-të duke ngushtuar avantazhin për rezultat 2:1, pasi paraparakisht portugezët kishin shënuar me Edgar dhe Bruma në minutat 2-të gjegjësisht 22-të.

Për shqiptarin ky ishte goli i dytë në këtë Evropian, pasi golin e parë e shënoi ndaj Serbisë, duke u bërë kështu edhe futbollisti i parë që shënon gol për Maqedoninë në një eviniment si ky.

Ndeshja për momentin është në favor të portugezëve me rezultat 3:1, pasi në minutën e 57-të shënoi edhe Podence.

 

Leave a Reply