Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sonte përfundon aventurën në Kampionatin Evropin për të rinjë që po zhvillohet në Poloni, kur në ndeshjen e fundit të grupit B përballet me Portugalinë.
Realizuesi i golit historik për Maqedoninë në një Evropian, Enis Bardhi, shpreh ndjenjën për golin ndaj Serbis dhe shpreson të japin maksimumin edhe sonte ndaj Portugalisë.
“Është një ndjenjë mjaft e mirë e posaçërisht golit kundër Serbisë. Jam pak i dëshpëruar pas atij rezultati që e pranuam golin në fund, por futbolli është kësi lloj sporti dhe duhet ti pranojmë këto gjëra dhe duhet të mësojmë pas çdo loje. Normalisht është goli im i parë në këtë Evropian dhe jam shumë i kënaqur, shpresoj të vazhdojmë kështu edhe më tutje edhe në ndeshjen e fundit kundër Portugalisë të japim maksimumin”, është shprehur për mediat reprezentuesi i Shpresave të Maqedonisë, Enis Bardhi.
“Portugalia ka ekip që është i përbërë nga futbollistë të shkëlqyeshëm që luajnë në ekipet më të mira evropiane dhe në Portugali. Paraqitja e tyre në eliminatoret dhe në garat në grupe janë në nivel të lartë, mirëpo mos të harrojmë se bashkë me Portugalinë, Maqedonia është përfaqësuesja e vetme në Evropë që deri te disfata me Spanjën kishte serinë më të gjatë të ndeshjeve pa humbje. Ne do të luajmë në maksimumin tonë edhe sonte, për të shpresuar në një tjetër paraqitje pozitive në ndeshjen e fundit në këtë Evropian”, ka thënë seleksionuesi Blagoja Milevski.
Maqedonia në dy ndeshjet paraprake të zhvilluara në Kampionatin Evropian ka regjistruar një disfatë dhe një barazim.
Takimi Maqedoni-Portugali luhet sonte nga ora 20:45.