Lionel Mesi tash e tutje mund të flejë i qetë. Mesi që u dënua me 21 muaj burg nga gjykata e Barcelonës për çështjet e tatimit dhe që kishte mundësinë ta konvertojë atë në të holla, argjentinasi këtë të dytën e bëri sot.
Ylli Barcelonës pagoi një gjobë prej 432 mijë eurove, duke evituar kështu burgun. Një ligj ky që është në Spanjë dhe që lejon të paguash dënimin që ke deri në dy vite me të holla.
Mesi u dënua për evazion fiskal gjatë viteve 2007, 2008. 2009, pasi argjentinasi ka fshehur të ardhurat nga drejtat e imazhit. Gjithsesi Mesi ka paguar vetëm 252 mijë euro, pasi 180 mijë tjera do t’i paguajë babai i tij Jorge, i cili gjithashtu ishte i përfshirë në këtë çështje.