Pasi edhe zyrtarisht prezantuan sulmuesin Miran Maksuti dhe arritën marrëveshje me portierin e Renovës, Saladin Mustafi, skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi që udhëhiqet nga trajneri Tahir Batatina, ka bërë edhe një goditje tjetër në merkato, duke arritur marrëveshje me futbollistin e Pobedës, Daniel Taleski, njofton “infOSport.mk”.
Te Taleski drejtuesit e Llapit shohin zëvendësuesin e Bujar Idrizit, i cili kaloi në rradhët e skuadrës kampione të Shqipërisë, Kukësi.
Mbrojtësi 25-vjeçar te Llapi pritet që të prezantohet gjatë muajit korrik, kur edhe do ti bashkohet skuadrës së tij të re.
Ai sezonin e fundit me Pobedën e Prilepit luajti vetëm në 5 ndeshje kampionale, dhe pikërisht hapësira e vogël e dhënë nga ana e trajnerit Zoran Shterjovski, bëri që futbollisti me origjinë nga Prilepi të kërkoj një skuadër të re.
Ndryshe Taleski karrierën e tij e kishte filluar në vendlindjen e tij te Pobeda, që më pas të transferohet te skuadra e Gostivarit, ndërsa gjithashtu në Maqedoni kishte mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës kërçovare të Napredokut.