Iker Kkasiljas ndodhet në Katar. Gardiani spanjoll derisa po jepte një intervistë për mediat në Katar, gazetari që po e intervistonte atë, i kishte përgatitur një skenë për humor.
Ishte djaloshi nga Irani, që ngjan shumë me yllin argjentinas të Barcelonës, Leo Messi, i cili konsiderohet sozia e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.
Ai ka ardhur nga pas krahëve dhe e ka prekur në sup portierin e njohur spanjoll, teksa ky i fundit ka kthyer kokën dhe është hutuar për pak sekonda.
Pastaj e ka kuptuar domethënien e kësaj fabule dhe ka nisur të qeshë e të flasë me “Messin e Iranit”, duke kaluar gjithçka me sportivitet.