Futbollistja maqedone, Andonova transferohet te Barcelona

Skuadra e Barcelonës në konkurrencë të femrave sot ka nënshkruar marrëveshje me futbollisten më të mirë maqedonase, Natasha Andonova.

Futbollistja me origjinë nga Negotina sot është prezantuar te skuadra e Barcelonës, të cilët pritet ti bashkohet nga data 01 korrik, kur edhe zyrtarisht do të vihet nën urdhërat e trajnerit Fran Sánchez.

Ajo te Barcelona vjen nga rradhët e Paris Sen Zhermenit, për të cilën skuadër zhvilloi vetëm 9 ndeshje, duke realizuar edhe dy gola.

Pikërisht hapësira e vogël që iu dha te skuadra parisiene, bënë që Andonova të ndryshojë skuadër, duke zgjedhur Barcelonën, me të cilën skuadër nënshkroi kontratë deri në vitin 2019-të.

“Jam shumë e lumtur që i jam bashkuar Barcelonës, pasi është kjo një skuadër shumë e mirë” – tha fillimisht Natasha Andonova për faqen zyrtare të klubit “katalunas”, duke vijuar: “Më pëlqen gjithçka në lidhje me këtë klub. Unë jam shumë e lumtur, është ky një hap para në karrierën time”.

Me vetëm 23 vjet Andonova tashmë ka një përvojë të madhe në Evropë. Ajo në periudhën e viteve 2015-2017 ishte pjesë e skuadrës suedeze të Rosengard, ndërsa paraprakisht nga viti 2011-2015 ajo luajti në Gjermani me skuadrën e Turbine Potsdaum, me të cilën skuadër arriti që të shpallet edhe kampione.  Natasa Andonova u shpall si futbollistja më e mirë në Evropianin U19 të zhvilluar gjatë vitit 2010.

Ajo është një futbolliste shumë e shkathët e cila mund të veprojë në tre pozicionet e sulmit, ndërsa shpeshherë ndodh që të shënojë gola të bukur edhe jashtë zonës.

Leave a Reply