Skenderbeut të Korçës i hiqet një titull kampioni nga vitrina e trofeve. Komisioni i Etikës në Federatën e futbollit ka shpallur fajtor Skenderbeun për trukim të disa ndeshjeve në sezonin 2015/16 dhe për këtë arsye i ka marrë edhe titullin e këtij edicioni.
Por kjo nuk është e gjitha, Skenderbeut iu kanë hequr edhe 12 pikë nga sezoni që lam pas, duke u dënuar edhe me 15 mijë euro gjobë. Nga FSHF nuk kanë bërë të ditur se titulli i fituar në vitin 2015/16 nga Skenderbeu, a do t’i jepet Partizanit që ishte i renditur në vendin e dytë apo jo.
Kujtojmë që edhe më herët Skenderbeu u dënua nga UEFA për trukim të ndeshjeve.