Deulofeu mund të luaj në Itali, por si duket jo te Milani. Sulmuesi spanjoll pritet të nisë stërvitjen te Barcelona pasi klubi “katalunas” do ta riblejë kartonin e tij nga Evertoni për 12 milionë euro sipas klauzolës që kanë mes tyre.
Megjithatë Barcelona nuk do ta mbajë atë në “Kamp Nou”, bënë pjesë në planet e trajnerit Valverde dhe për këtë arsye në drejtim të lojtarit kanë filluar të mbërrijnë ofertat e para nga disa klube të njohura.
Mes tyre është edhe Roma e cila ka filluar të kërkojë me ngulm Deulofeun pasi e sheh si pasuesin e Mohamed Sallah, i cili gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi kalimin e tij te Liverpulli për një shumë prej 42 milion euro.