Miran Maksuti nga Danimarka në Superligën e Kosovës

Futbollisti tetovar Miran Maksuti është një futbollist i ri i skuadrës së Llapit nga Superliga e Kosovës. Një gjë të tillë për “infOSport.mk” pohoi vetë futbollisti 23-vjeçar, i cili me skuadrën kosovare nënshkroi kontratë një vjeçare, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.

Kam nënshkruar kontratë një vjeçare, me opcion vazhdimin e saj edhe për një vit tjetër. Jam shumë i kënaqur që do jem pjesë e një ndër skuadrave që sërish do të pretendojë për të luajtur në Evropë. Besoj se nuk kam gabuar në përzgjedhjen time. Shpresoj se edhe këtë vit me Llapin do luftojmë për vendet që sigurojnë Evropën” – deklaroi për portalin tonë, Miran Maksuti.

Te Llapi Maksuti vjen nga rradhët e skuadrës daneze Herlev, që garonte në kategoritë e ulëta. Ai te kjo skuadër kaloi një vit, duke shënuar 9 gola, ndërsa pjesë e saj ishte bërë verën e vitit të kaluar duke kaluar nga rradhët e FC Shkupit.

 

Leave a Reply