Manevski rikthehet te Pobeda     

Borçe Manevski është rikthyer në futbollin vendor, pas një eksperiencë më të gjatë që pati në skenën ndërkombëtare. Sulmuesi me origjinë nga Manastiri vendosi ti thotë “PO”, Pobedës nga Prilepi, me të cilën skuadër nënshkruajti kontratë një vjeçare.

Është kjo hera e tretë që Manevski do të vesh fanellën e skuadrës nga Prilepi, për të cilën skuadër kishte luajtur edhe gjatë viteve 2006 dhe 2008.

Manevski së fundmi në futbollin vendor kishte qenë pjesë e skuadrës së Rabotniçkit, nga e cila skuadër u largua gjatë verës së vitit 2016-të, duke u transferuar në kampionatin maltez te skuadra e Balzan Youths dhe më pas edhe te skuadra e Pembroke, ku për trajner e kishte Artim Shaqirin.

 

Leave a Reply