Arsenali do t’ua rritë pagat futbollistëve

Drejtuesit e Arsenalit janë duke planifikuar për t’ua rritur pagat disa futbollistëve. Në plan të parë është Aron Remzi, me synim që të mos lejojnë të përsëritet situate e Mesut Ozilit dhe Aleksis Sançesit, shkruajnë mediat në Angli, njofotn “InfOSport.mk”.

Ashtu siç është bërë e ditur të dy futbollistët kanë edhe për 1 vit kontratë, mirëpo në këtë fazë nuk është e sigurt se a do të qëndrojnë edhe verën e ardhshme te Arsenali apo do të largohen me parametra zero. Situatë të njejtë kanë edhe Çembrlen, Gibs dhe Vilsher.

Për këtë arsye klubi është duke menduar që të fillojnë bisedimet me disa futbollist që kontratat e tyre skadojnë në vitin 2019. Sipas mediave në Angli, përflitet që Remzi që deri më tani ka përfituar 100 mijë funta në javë, drejtuesit e “Topçinjëve” do t’i ofrojnë kontratë të re me 140 mijë funta në javë, po aq sa marrin aktualisht Sançez dhe Ozil.

Gjithashtu edhe Dani Velbek, Teo Volkot dhe Petr Çeh kanë kontrata aktuale deri në vitin 2019-të dhe me shumë gjasa edhe me këta të fundit do të fillojnë negociatat.

Leave a Reply