Etrit Berisha edhe përfundimisht edhe sezonin ri do të luaj me Atalantan. Portieri kosovar ka kompletuar transferimin te skuadra nga Bergamo, me të cilën pritet të nënshkruajë kontratë edhe për tre vite të tjera.
Një gjë të tillë ka njoftuar skuadra e Lacios përmes faqes së saj zyrtare: ”S.S. Lacio dhe Atalanta B.C kanë ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen e futbollistit Etrit Berisha”.
Gardiani i Kombëtares shqiptare edhe sezonin e kaluar ishte pjesë e Atalantas, te e cila skuadër luajti si i huazuar nga Lacio. Berisha ishte ndër lojtarët më standard dhe më të merituar për sukseset e skuadrës së Atalantas, për të cilën skuadër luajti në 26 ndeshje kampionale.
Ai me Atalantan e tij u renditën në pozitën e katërt, duke siguruar një vend për në ndeshjet e Liga Europa.