Skuadra e Paris Sen Zhermenit dëshiron të përfitoj nga “krisja” mes Ronaldos dhe Realit të Madridit. Drejtuesit parisien po bëhën gati ti ofrojnë Realit një shumë për shërbimet e portugezit, i cili bazuar në disa shkrime të mediave të huaja është i vendosur për tu larguar nga skuadra “madrilene”.
Një gjë të tillë dëshiron të shfrytëzojë edhe skuadra nënkampione e Francës, e cila sipas “L’equipe”, ka gati një ofertë mjaft të mirë, që varion nga 100 në 150 milionë euro.
Ditëve në vijim drejtues të PSZH-së, pritet të udhëtojnë drejt Madridit, për të paraqitur ofertën zyrtare për yllin portugez, i cili është vënë në shënjestër të autoriteteve spanjolle për evazion fiskal.