Pas largimit të Xhani De Biazit nga bankina e Kombëtares Shqiptare, Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij, i cili me shumë gjasa mund të jetë sërish italian.
Ka qenë edhe vetë Armand Duka që pati deklaruar se kërkon një tjetër trajner italian për bankinën kuqezi, ndërsa sipas Sky Sport numri një i FSHF-së veçmë ka bërë kontaktet e para me një të tillë.
Bëhet fjalë për Xhankarlo Kamolesen, i cili aktualisht është i papunë pas largimit nga Kiaso në vitin 2016. 56-vjeçari italian njihet si një trajner me eksperiencë dhe mund të bëjë mjaft mirë te Shqiperia në rast se merr drejtimin e saj,
Palët kanë zhvilluar takimin e parë mes tyre tashmë dhe gjasat janë të mira. Në të kaluarën Kamolese ka drejtuar ekipe si Torino, Rexhina, Viçenca, Livorno dhe Pro Vercelli.
Kamolese duhet vijuar punën e nisur nga De Biasi, i cili për gjatë 6 viteve të kaluara në krye të Kombëtares shqiptare dha shumë, duke arritur edhe suksesin më të madh historik, kualifikimin në një event të madh futbollistik, siç ishte Evropiani e vitit 2016-të në Francë.