FIFA nis hetimet për transferimin e Pogbas te Junajtedi

Institucioni më i lartë i botës së futbollit ka nisur një hetim për çështjen e transferimit të Paul Pogbas nga Juventusi te Mançester Junajtedi. FIFA nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij hetimi, ndërsa në këtë procedurë janë përfshirë disa drejtues të Juventusit dhe menaxheri i Pogbas, Mino Raiola.

Palët janë vendosur nën hetim pas dyshimeve të ngritura se është shkeluar ligji i të drejtave ekonomike nën drejtim të palëve të treta.

Në rast se skuadra italiane shpallet fajtore, atëherë mund të rrezojnë pezullim të merkatos për verën e ardhshme.

Leave a Reply