Enis Bardhi do të jetë në historinë e futbollit të Maqedonisë, si futbollisti që ka arritur të shënojë golin e parë për përfaqësuesen U21 në Kampionatin Evropian. Për barazimin me Serbinë (2:2), Bardhi shpreh keqardhje për rastet e lëshuara për fitore, ndërsa për i gëzohet fakti që shënoi gol.
“Me të vërtet është pak për t’u ardh keq. E filluam ndeshjen mjaft lirshëm, nuk ishim ashtu siç na tha seleksionuesi para loje. Pastaj u aktivizuan dy lojtarë, ndryshuam “kokën” e ekipit, ndërsa taktika mbeti e njejtë dhe me një gjuajtje në portë dhe një gjysmë-rasti, arritëm deri te përmbysja e rezultatit. I lumtur jam për golin, mirëpo më vjen keq që pësuam në fund. Të gjithë luftuam së bashku deri në fund. Kjo ndeshje mund të jetë motiv për ndaj Portugalisë. Kemi forcë, erdhëm këtu që të luajm dhe mendoj që treguam shumë në dy ndeshjet. Treguam mentalitet se mund të rrikthejm rezultat dhe se kemi kualitet edhe nga pankina”, është shprehur Bardhi.
Përveç Bardhit, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Serbisë, gol shënoi edhe Nikolla Gjorgjev.