Anëtari i përfaqësueses së Ukrainës, Andrij Jarmolenko është shumë afër transferimit te skuadra e Bajernit të Munihut, njofton gazeta “Komanda”, përcjellë “infOSport.mk”.
27-vjeçari Jarmolenko gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur vetëm me Dinamo Kievin, për të cilën skuadër ka regjistruar 133 gola në të gjitha kompeticionet.
Në “Alianc Arena” kërkojnë një futbollist me profil si ai i Jarmolenkos, pasi shitja e Daglas Kostas te Juventusi është më se e sigurtë.
Negociatat me kampionët e Italisë janë afër finalzimit, ndërsa vetë braziliani ka arritur gjuhë të përbashkët rreth kushteve personale.
Rikujtojmë edhe Daglas Kostan, Bajerni i Munihut e kishte transferuar nga kampionati ukrainas, mirëpo nga skuadra e Shahtar Donjetskut.