Milani së shpejti vjen me dy bomba

Milani është shumë afër finalizimit të transferimeve të Lukas Bilja nga rradhët e Lacios dhe Andrea Konti nga rradhët e Atalantas. “Premium Sport” njofton se mengjesin e sotëm drejtori sportiv i “milanezëve”, Masimiliano Mirabeli ka udhëtuar drejt Romës me një ofertë konkrete prej 20 milion euro.

Njëkohësisht “Corriere di Bergamo” informon se Milani dhe Atalanta kanë gjetur gjuhë të përbashkët rreth transferimit të Andrea Konti, i cili në “San Siro” do të kalojë për një shumë prej 25 milion euro. Ky transferim pritet që të publikohet deri në fund të javës, atëherë kur Konti edhe zyrtarisht do të veshë fanellën e Milanit.

Deri më tani “rossonerët” kanë nënshkruar me Andre Silva nga rradhët e Portos, Rikardo Rodrigez nga skuadra gjermane  e Volfsburgut, Frank Kessie të Atalantas dhe Mateo Musakio nga skuadra e Viljarealit.

 

 

Leave a Reply