Turi i dytë sjellë kundërshtarë të lehtë për Pelisterin dhe Rabotniçkin

Ka rezultuar me fat shorti i turit të dytë kualifikues të Liga Europa për skuadrat përfaqësuese të Maqedonisë.

Skuadra fituese e Kupës së Maqedonisë, Pelisteri që fitoi një kundërshtarë shumë të rëndë në turin e parë kualifikues, Leh Poznan nga Polonia, në rast eliminimit të këtyre të fundit në turin e dytë do të ketë një detyrë më të lehtë, pasi në këtë fazë pret fituesin nga përballja midis Haugesund (Norvegji) dhe Koleren (Irlandë e Veriut).

Një kundërshtarë të lehtë mund të përfitojë edhe Rabotniçki, në rast se në gturin e parë eliminon skuadrën e Tre Pene nga  San Marino. Në rast se do bënin një gjë të tillë “romantikët” në turin e dytë kualifikues do prisnin fituesin nga përballja midis skuadrës bjelloruse të Dinamo Minsk dhe skuadrës së Runavik nga Ishujt Faroe.

Skuadra bjelloruse është favorit absolut në këtë përballje, njëjtë sikurse edhe skuadra e Helsinikt në përballjen ndaj Connah’s Quay Nomads FC​ nga Uellsi, ku me shumë gjasa mund të përballet me Shkëndijën e Tetovës, që kuptohet në turin e parë eliminatorë do të duhej të eliminonte skuadrën e Daçias nga Moldavia.

Leave a Reply