Fati i ka buzëqeshur në dy ture skuadrës kampione të Kosovës, Trepça ’89, që drejtohet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani.
Në turin e parë kualifikues skuadra nga Mitrovica do të ndeshet ndaj kampionëve të Ishujve Faroe, Vikingur, me ndeshjen e parë që do ta zhvillojnë në transfertë. Ndërkohë edhe në turin e dytë skuadra e Zekirja Ramadanit kishte fat, pasi nëse arrijnë të eliminojnë Vikingurin, do të kenë përballë kampionët e Islandës, FH Hafnarfjordur.
Edhe ndaj skuadrës islandeze skuadra mitrovicase ndeshjen e parë do ta zhvillojë në transfertë, kuptohet nëse fillimisht arrijnë të eliminojnë përfaqësuesin e Ishujve Faroe.