Shkëndija para pak çastesh ka mësuar edhe emrin e kundërshtarit të mundshëm për në raundin e dytë të ndeshjeve eiminatore në Liga Evropa.
Në rast të avansimit në raundin e dytë, kundërshtar i rradhës i “kuqezinjëve” nga Tetova do të ishte fituesi i duelit ndërmjet Connah’s Quay Nomads FC nga Uellsi dhe HJK të Finlandës.
Dy emra të përshtatshëm, që shtojnë edhe më shumë ambiciet e Shkëndijës për të bërë çmos për të kaluar skuadrën e Daçias nga Moldavia në raundin e parë kualifikues.