Nga Skënderbeu te Prishtina, rivalët e shqiptarëve në Liga Europa

Në Nion të Zvicrës sot u hodh shorti për ndeshjet e Liga Europa, ku shqiptarët përfaqësohen me plotë 5 skuadra. 3 prej tyre vijnë nga Shqipëria, ndërsa nga një skuadër prej Kosovës dhe Maqedonisë.

Siç njoftuam më herët në portalin tonë, Shkëndija do të luaj kundër rivalëve të Daçias nga Moldavia, derisa skuadra kosovare e Prishtinës për kundërshtarë do të ketë suedezët e Norrkoping. Që të dyja këto skuadra ndeshjet e tyre të para do ti zhvillojnë në transfertë me datë 29 qershor, derisa ato kthyese në program janë një javë më pas.

Skënderbeu ka marrë një kundërshtar mjaft modest teksa do të vihet përballë skuadrës nga Andorra, Sant Hulia, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Shqipëri.

Një short mjaft i vështirë ka rezultuar për skuadrën nga kryeqendra shqiptare, Tiranën, e cila për kundërshtarë në këtë fazë do të ketë skuadrën e njohur izraelite të Makabi Tel-Avivit, ndërkohë një short i kënaqshëm mund të konsiderohet ai i Partizanit, skuadër kjo e cila do të ndeshet me bullgarët e Botev Plovdiv.

 

Ndeshjet e para të skuadrave shqiptare në Liga Evropa:
E enjte, më 29 qershor
Makabi Tel Aviv (Izrael) – Tirana
Partizani – Botev Plovdiv (Bullgari)
Dacia Kishinau (Moldavi) – Shkëndija e Tetovës
Skënderbeu – UE Sant Julia (Andora)
Norrkoping (Suedi) – Prishtina

 

Ndeshjet kthyese të skuadrave shqiptare në Liga Evropa:
E enjte, më 7 korrik
Tirana – Makabi Tel Aviv (Izrael)
Botev Plovdiv (Bullgari) – Partizani
Shkëndija e Tetovës – Dacia Kishinau (Moldavi)
UE Sant Julia (Andora) – Skënderbeu
Prishtina – Norrkoping (Suedi)

 

Leave a Reply