Juventusi ka gati një goditje të bujshme në merkaton e verës. Bëhet fjalë për brazilianin Bajernit të Munihut, Daglas Kosta, i cili tani mund të quhet pa frikë një futbollist i kampionëve të Italisë, ku mungon vetëm zyrtarizimi.
Drejtuesit “bavarez” kanë pranuar ofertën prej 40 milionë euro të “bardhezinjëve”, të cilët me angazhimin e brazilianit kanë bërë një super lëvizje, që do lëvizte edhe më shumë sulmin e “Zonjës së Vjetër”, që dëshiron sërish të mbroj titullin e kampionit në Itali, ndërsa gjithashtu dëshira e tyre është që të triumfojnë më në fund edhe në Ligën e Kampionëve Evropian.