Në moment të fundit, por me vetbesim të madh, përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll siguroi biletën për në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Kroaci.
Maqedonia fitoi ndeshjen e fundit dhe kyçe ndaj Çekisë me rezultat 33:20, e cila i sjellte kualifikim të drejtpërdrejtë nga vendi i parë në grupin e katërt eliminator. Të përzgjedhurit e Raul Gonzelezit pjesën e parë e mbyllën me avantazh 16:10, ndërsa në të dytën rritën edhe më shumë epërsinë, duke mbyllur kështu takimin me 13 gola diferencë.
Maqedonia këtë cikël elimonator e mbyll në vendin e parë në grupin e 4-t me 7 pikë, 1 më shumë se Çekia që përfundon e dyta.