Sot në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e para eliminatore në kuadër të Liga Evropa, pjesë e së cilëve janë edhe skuadrat nga Maqedonia, Shkëndija, Rabotniçki dhe Pelisteri.
Fati deshi që skuadra fituese e Kupës së Maqedonisë, Pelisteri të ketë një kundërshtarë të vështirë, skuadrën e njohur polake të Leh Poznan. Ndeshjen e parë skuadra e Naxhi Shensoi do ta zhvillojë në transfertë me datë 29 qershor, ndërkohë një javë më pas në Strumicë do të zhvillohet edhe ndeshja kthyese.
Për dallim nga Pelisteri, skuadra e Rabotniçki si bartës për kundërshtarë nxorri një skuadër më të lehtë. Kundërshtarë i “romantikëve” në ndeshjen e parë kualifikuese do të jetë skuadra e Tre Pene nga San Marino.
Skuadra e trajnerit Viktor Trenevski ndeshjen e parë do ta zhvillojë si vendas me 29 qershor, ndërkohë një javë më pas në transfertë do të zhvillojë edhe ndeshjen kthyese, kur edhe do të mësohet udhëtuesi për në raundin e dytë kualifikues.
Rikujtojmë Shkëndija për kundërshtarë në këtë fazë do të ketë skuadrën e Daçias nga Moldavia.