Boksieri amerikan, Andre Ward, e ka mbrojtur titullin e kampionit botëror në tri asociacionet, IBF, WBA dhe WBO, duke triumfuar kundër boksierit të papërshtatshëm rus, Sergey Kovalev, me nokaut teknik në raundin e tetë në kategorinë gjysmë të rëndë.
Me këtë fitore në duelin e kthimit mbrëmë vonë në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, boksieri 33 vjeçar, Andre Ward, e përmirësoi rekordin e tij të deritashëm duke i fituar 32 duele, përfshirë 15 me nokaut, ndërsa nuk ka pësuar asnjë disfatë.
Dueli i ashpër përfundoi derisa Kovalev ishte detyruar të tërhiqej në kënd të ringut ndërsa Ward e qëllonte atë në trup. Në këtë situatë, Kovale ishte ulur në litarin e ringut dhe referi sinjalizoi përfundim të duelit, 31 sekonda para përfundimit të raundit të tetë.
Boksieri rus, Sergey Kovalev ishte më i mirë në raundet e para të takimit, por Ward ia doli të kthehet, derisa Kovalevin e përfshiu lodhja.
Ishte ky dueli i dytë mes këtyre dy boksierëve pas atij në nëntor të vitit të kaluar, kur Ward kishte fituar me dallim të vogël, me vendim të tre gjyqtarëve 114:113.
Ward falë fitores së arritur mëngjesin e sotëm përfitoi 6.5 milionë dollarë për këtë duel, ndërsa Kovalev do të përfitoj një përqinje nga të ardhurat e transmetimit televiziv.