Florian Kadriu ka debutuar me gol me fanellën e Rabotniçkit. Ish futbollisti i FC Shkupit shënoi golin e barazimit në ndeshjen miqësore që “romantikët” zhvilluan sot në Slloveni ndaj skuadrës shqiptare të Skënderbeut.
Të dy golat e këtij takimi u shënuan në 15 minutat e fundit të takimit. Fillimisht ishin futbollistët e Skënderbeut që shënuan me anë të Sabien Lilajt në minutën e 76-të nga pika e bardhë, ndërsa nuk vonoi shumë dhe vetëm 60 sekonda më pas erdhi kundërpëgjigjja nga ana e futbollistit kërçovarë, i cili sot bëri debutimin e tij me fanellën e “romantikëve” pikërisht ndaj ish kampionëve të Shqipërisë.
Të dy trajnerët Viktor Trenevski i Rabotniçkit dhe Ilir Daja i Skënderbeut ju dhanë rastin gjithë futbollistëve në këtë ndeshje, ku vlen të ceket edhe debutimi i malazaezit Vujoviç në rradhët e Skënderbeut.
Pjesë e këtij takimi te Rabotniçki ishin edhe vëllezërit Sahiti.