Federata Spanjolle e Futbollit ka caktuar stadiumin e zhvillimit të ndeshjes midis Spanjës dhe Shqipërisë, takimi ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit “Rusi 2018”. Përballja Spanjë – Shqipëri do të luhet në stadiumin “Rico Perez” në Alikante.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me datë 06 tetor, ndërsa do të jetë kjo ndeshja e parë e “iberikëve” që do ta zhvillojnë në në stadiumin “Rico Perez” në Alikante pas plotë dy viteve.
Për herë të fundit Spanja në këtë stadium kishte mirëpritur Anglinë, ndaj të cilëve kishte shënuar fitore me rezultatin 2:0.
Stadiumi i Herkulesit, “Rico Perez” ka një kapacitet prej 29.500 vëndesh.
Ndryshe ndeshja kundër Spanjës do të jetë e para fundit për Kombëtaren shqiptare në kuadër të ciklit eliminatorë për Botërorin “Rusi 2018”, teksa përpara sfidës në tetor, Shqipëria do të luajë ndaj Lihteshtejnit në “Loro Boriçi” si dhe ndaj Maqedonisë në Shkup, për ta mbyllur me Italinë sërish në “Loro Boriçi”.