Portieri zviceran Diego Benalio i është bashkuar Monakos, njoftuan nga klubi francez përmes profilit të tyre zyrtarë në “Twitter”.
Benalio te Monako erdhi nga rradhët e Volfsburgut, pjesë e së cilës skuadër ishte që nga viti 2008. Ai me skuadrën kampione të Francës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2020.
Portieri zviceran me Volfsburgun kishte kontratë deri në vitin 2019-të, mirëpo një ndër arsyet që ai u pajtua me kalimin në rradhët e skuadrës së Monakos ishte edhe minuutazhi i vogël që iu dha në sezonin e fundit te skuadra gjermane.
Ai sezonin 2016/2017 mbrojti në vetëm 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Volfsburgun, duke pranuar 22 gola.