Përfaqësuesja e Maqedonisë në volejboll për meshkuj sonte do të përballet me Shqipërinë në kuadër të grupit A në Liga Evropa. Kjo do të jetë ndeshja e dytë për të dyja përfaqësueset në fazën e grupeve të edicionit të sivjetshëm, pasi mbrëmë në takimet e para edhe Shqipëria edhe Maqedonia shënuan fitore.
Shqipëria edhe pse kishte disavantazh prej 2:0 në sete, në fund arriti që të triumfojë ndaj Suedisë me rezultatin 3:2 në sete (15-25, 23-25, 25-23, 26-24, 15-9), derisa Maqedonia me rezultatin e pastërt 3:0 në sete (25-19, 25-19, 25-20) mundi Azerbejxhanin.
Do të jetë kjo hera e katërt që mes tyre do të luajnë Shqipëria dhe Maqedonia, ku deri më tani Maqedonia nuk dinë për disfatë. Në tre ndeshjet e deritanishme Maqedonia ka shënuar po aq fitore. Për herë të parë Maqedonia kishte mundur Shqipërinë në vitin 2013-të, ndërsa dy fitoret tjera “verdhekqutë” i arritën vitin e kaluar në kuadër të ndeshjeve në grupe të Liga Evropa.
Takimi Maqedoni-Shqipëri do të luhet sonte në palestrën “Kale” në Shkup me fillim në orën 19:30, ndërsa dy orë më herët mejdanin do të ndajnë Suedia dhe Azerbajxhani.
Ndërkohë për nesër që është dita e tretë e fazës së parë të turneut në Liga Evropa janë programuar të luhen ndeshjet Maqedoni-Suedi dhe Shqipëri-Azerbejxhan.
Pika e fitores së Shqipërisë mbrëmë ndaj Suedisë:
Pika e fitores, Shqiperi-Suedi, 3-2
Публикувахте от Federata Shqiptare e Volejbollit в 16 юни 2017 г.