Shkëndija e Tetovës gjatë ditës së djeshme ka zyrtarizuar afrimin e Olsi Teqjes nga rradhët e Tiranës, teksa futbollisti polivalent ka thënë edhe fjalët e para si “kuq e zi”.
Ai është shprehur i lumtur që iu është bashkuar një skuadre si Shkëndijës, duke premtuar se do bëjë maksimumin për të ndihmuar skuadrën e tij të re për të rikthyer titullin në Tetovë, që mungon tashmë 6 vite.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi. Jam i nderuar dhe do bëj maksimumin për të arritur objektivat që klubi ka vënë. Me ndihmën e Zotit shpresojmë që ta dalim kampion. Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi me tradita dhe me tifozët më të mirë në Maqedoni. Dua të falënderoj drejtuesit e klubeve të tjera për interesin që patën për mua, por kur m’u ofrua Shkëndija nuk u mendova dy herë” – tha Olsi Teqja.