Shkëndija barazon edhe në testin e dytë me Inter Zapreshiqin

Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur me barazim 1:1 edhe testin e dytë ndaj Inter Zapreshiqit.

Skuadra tetovare e udhëhequr nga trajneri Qatip Osmani, në ndeshjen e dytë kontrolluese ndaj Inter Zapreshiqit të zhvilluar në Slloveni në kuadër të fazës së dytë përgatitore para eliminatoreve në Liga Evropa, kishte një rast të mirë të testoi futbollistit që ka në dispozicion, me Besart Ibraimin dhe Xhufon që ishin “plus” nga testi i parë.

“Kuqezinjët” shkuan të parët në avantazh, pikërisht me golin e Ibraimit në minutën e 54-t, ndërsa skuadra kroate barazoi shifrat 5 minuta parafundit.

Shkëndija ndeshjen e radhës kontrolluese do ta zhvillojë ndaj Mariborit të martën. /“InfOSport.mk”

Leave a Reply