Ajo që u paralajmrua ditën e djeshme nga e përditshmja portugeze “A Bola”, tashmë është konfirmuar edhe nga mediave tjera si “Marka” e “Sky Sports”.
“Kristiano Ronaldo nuk dëshiron të luajë më në Spanjë dhe po kërkon një ekip tjetër. Vendimi i tij është i pakthyeshëm”, shkruan media britanike. Ndërsa në mbrëmje, spanjollja “Marka” shkoi edhe më tej, duke cituar Ronaldon t’u ketë thënë shokëve të skuadrës se “vendimi është marrë, po largohem”.
Një tjetër burim që e konfirmon këtë është Nuno Luz, gazetar i televizionit portugez “Sic” dhe ndër ata që e njohin nga afër Ronaldon, i cili në një intervistë për “Radio Marca” është shprehur:
“Kristiano ka vendosur të mos kthehet të luajë më në Spanjë, sepse mendon se është trajtuar keq në këtë sfidë me drejtësinë, ku nuk e ka ndihmuar askush. Bazuar mbi ligjin ‘Beckham’ të vitit 2005 (një ligj që parashikonte reduktim të tatimit për punonjësit e huaj në Spanjë me të ardhura mbi 600 mijë euro në vit), është gjetur një klauzolë sipas së cilës duhej të ishte klubi që të mbulonte një pjesë të mirë të taksave, dhe Ronaldo prandaj është irrituar”.
Vendimi për largimin e sulmuesit portugez si duket ka të bëjë me sjelljen që kanë mbajtur “Los Blankosit” ndaj akuzave të Ronaldos për evasion fiskal.