Gabriel Barbosa apo siç njihet me nofkën Gabigol do të qëndrojë te Interi. Gabigol nuk dëshiron të huazohet në ndonjë klub tjetër, ndërsa së fundmi ka refuzuar ofertën e La Palmasit.
Drejtori i Las Palmasit, Toni Kruz të enjtën ishte në Milano për të negociuar një marrëveshje për Gabigolin, mirëpo braziliani e ka bërë të qartë se nuk do të kalojë në radhët e tyre.
“Tani për tani, unë jam duke qëndruar. Jam i lumtur këtu, edhe pse është e vërtetë që nëse nuk luaj, mërzitem. Dua të luaj, kështu që shpresoj të marr një vendim së shpejti, por tani për tani mund të them se jam duke qëndruar në Inter, pasi jam i lumtur këtu. Kam mësuar dhe jam pjekur. Ndihem si një njeri i ri. Kam pritur më shumë në rrugën e mundësive. Fillimi im këtu nuk ishte siç prisja”, është shprehur Gabigol për një media italiane.