Fenerbahçe emëron për trajner Ajkut Koçamanin

Gjigandët e futbollit turk, Fenerbahçe kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin e ri Ajkut Koçaman.

“Kemi arritur marrëveshje me Koçaman. Kemi nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me të dhe ekipin e tij teknik. I dëshirojmë sukses të plotë dhe titullin e ri në periudhën e ardhshme”, thuhet në komunikatën e skuadrës turke.

Koçaman në këtë detyrë vjen si zëvendësues i Dik Advokatit, me këtë të fundit që u emërua seleksionues i përfaqësueses së Holandës.

Për Koçaman kjo është hera e dytë që vjen në stolin e Fenerbahçes, pasi pjesë e skuadrës nga Stambolli ishte gjatë periudhës 2010-2013, me të cilët fitoi titullin e kampionit në Superligë dhe dy Kupa të Turqisë.

Ndërkohë ai në tre sezonet e fundit ishte pjesë e Konjasporit.

 

Leave a Reply