Është mbyllur me rezultat 3:0 pjesa e parë e takimit ndërmjet shpresave të Spanjës dhe Maqedonisë, që është duke u zhvilluar në kuadër të kampionatit Evropian për të rinjë që po mbahet në Poloni.
Golat për spanjollët i realizuan Nigues në minutën e 10-të, Asensio në të 16-tën, ndërsa Delefeu me anë të një penalltie në të 35-tën çoi shifrat në 3:0.
Të përzgjedhurit e Blagoja Milevskin kishit disa raste të mira për të shënuar me Bardhin e Radeskin që kishin disa goditje të mirë, mirëpo pa finalizim.
Kujtojmë që ky takim për Maqedoninë është debutues në një kampionat Evropian.