Si dje edhe sot, Berat Gjimshiti është sërish në element për disa skuadra elitare të Italisë, që dëshirojnë t’i përfitojnë shërbimet e shqiptarit. Pas Beneventos dhe Krotones, tashmë në garë është futur edhe Kievo, të cilët po studiojnë mundësinë për ta afruar futbollistin preshavar në radhët e veta.
Gjimshiti që luajti su huazim me Avellinon, por që kartonin e tij e zotëron Atalanta, me këta të fundit që ka kontratë deri në verë të 2019-ës, por klubi nga Bergamo ende nuk ka vendosur nëse do ta huazojë sërish.
Gjithsesi 24 vjeçari shqiptar së bashku me klubin e Atalantës do t’i shqyrtojnë ofertat dhe javëve në vijim do të dalin me vendim zyrtar.